Shkolla periferike në fshatin Kopanicë ka filluar prej vitit 1947-48 ku mësimi ështe mbajtur prej klasës së parë deri në klasën e katërt, si objekt shkollorë është shfrytëzuar lokalet e xhamisë gjegjësisht mektepi i xhamisë si mësues i pare ishte Monika Jaku nga shkupi, pasë kësaj periudhe si kuadri arsimimor ju shtue edhe Shaban Rameti,Baki Bakiu nga fshati Rashçe  dhe Ismet Ajrullahu nga fshati Kopanicë.

Gjate viteve 1971-72 shkolla periferike e fshatit Kopanicë me plotsimin e kushteve dhe ndërtimin e objektit të ri edhe nxënsit prej klasës së katërt deri në klasën e tetë  vazhduan të ndejkin mësimin në fshatin Kopanicë.