Sipas informatave të marra prej njerzëve më të vjetër të fshatit dhe deklaratës së mësuesit Xhemshit Aliu po prej këtij fshati, deri në vitn 1927 nuk ka pas shkollë, por fëmijt janë edukuar në frymën fetare në Xhami , pas vitit 1927 me lejen e kryesisë së arsimit të “Banovinës së Vardarit” me qendër në Shkup,mbas një komisioni të dërguar në Rashçe i cili priu pëlqimin e vetë për hapjen e shkollës fillore.

Prej vitit 1927 shkolla u pajis me orenditë e duhura, po deri në vitin 1930 nuk është mbajt proces edukativo arsimor për arsye të mungesës së kuadrit arsimor.

Më 17.10.1930 për here të parë vjen si mësues Stojan Dimitrieviç prej Velesit, i cili qëndroi si mësues deri ne vitin 1932 të cilin për arsye politike e pushuan prej dëtyres. Në vend të keti emrohet si mësues Milan Z.Markoviq prej qytetit Kragujevac i cili qëndron si mësues deri në vitin 1941.

Në vitin 1332-1933 u shtue numri i nxësëve u bë e nevojshme që të ndërtohet shkolla e re. Për ndërtimin e shkollës së re u përpoq kryetari i komunës Zejnulla Bajrami. Në ndërtim morën pjesë edhe fshatrat: Svillare e Poshtme dhe Kopanica. Mbrenda vitit të lartë përmendur pjesërisht kjo shkollë u ndërtua.

Kështu që në vitin shkollor 1933-34 filloj puna në ndërtesen e re. Ndërtimi i kësaj shkolle tërësisht u ndërtue në vitin 1939, në vitin 1934 Xhemshit Aliu emrohet si mësues për mësim fetarë deri në vitin 1941.

Më 01.12.1937 u emru edhe një mësuese Nikodije prej Prizërenit e cila mbas një muaji u transferua dhe në vend të saj emrohet mësuesja Zora prej Ferizajit, e cila nuk ka qëndru më tepër se dy muaj.

Me 01.01.1938 emrohet mësuesja Mileva prej Prizrenit, që ka punuar deri në vitin 1941.

Gjatë kohës së okupimit shkolla nuk ka punuar fare. Menjëher pas çlirimit hapet shkolla fillore shqipe, ku përher të pare fëmijët filluan të mësojnë në gjuhën amtare. Si mësues për herë të parë emërohet Xhemshit Aliu me 29.02.1945 prej f.Rashçe. Më vonë emrohen Jetish Vishi dhe Memet Dushku të dy ishin prej Kosovës. Musuesit e lartë përmendur kan qenë në dëtyrë e sipër deri në mbarim të vitit shkollër 1944-45, ndërsa në vitin shkollër 1945-46 emrohen si mësues Suhat Memedi dhe Margarita Mihajli të dy prej Shkupi.

Gjatë viteve 1971-72 ka pas 317 nxënës 10 paralele, gjashtë paralele në klasat e ulta dhe katër paralele në klasat e larta, në këtë vitë shkollor nxënësit që ishin në klasat e larta prej fshatit Kopanicë vazhduan të djekin mësimin në shkollën periferike në fshatin Kopanicë ku u ndërtua edhe objekti i shkollës në këtë fshatë dhe numri i nxënsëve dhe paraleleve u zvoglua në fshtin Rashçe.

Gjatë viteve 1984-85 u bë ndarja e shkollës periferike të fshatit Svillare e poshtme dhe Svillares së eperme ku ju bashkangjiten shkollës ame “Bajram Shabani”f.Kondovë.

Prej vitit 1985 Shkolla Fillore Komunale “Drita”f.Rashçe si shkollë qëndrore kurse shkolla periferike e fshatit Kopanicë gjegjësisht  18 paralele në Rashçe kurse 17 paralele në Kopanicë. Ndërsa kuadri arsimor është në bashkpunim të ndërsjelltë në sistematizimin e vendeve të punës.